In the media
JOQ Albania
Sëmundja kronike që ka e ka futur në reanimacion, Anida nga Elbasani ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve
25 Feb 2023
Vajza në foto është Anida Derstila nga Elbasani dhe ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. I vëllai i saj, u kërkon shqiptarëve, përmes JOQ, të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, që Anida të vazhdojë trajtimin e saj në spital. E reja vuan nga cirroza e mëlçisë, një sëmundje kronike. Anida momentalisht ndodhet në reanimacion, në një spital të Gjermanisë, ku po merr nga mjekët atje disa trajtime për sëmundjen.
